Dëshira e madhe e Dinamos është Viktor da Silva. Fantazisti i Vllaznisë pëlqehet nga blutë dhe trajneri Shkëmbi mësohet se e shikon si një prej lojtarëve që mund t’i bëjë shumë punë formacionit blu.

Megjithatë, braziliani është pjesë e Vllaznisë dhe nuk ka ende garanci nëse do të largohet nga Shkodra.

Ai është nën kontratë edhe për një sezon, por duket se te Dinamo duan të bindin me çdo kusht mesfushorin me tipare sulmuese.

Nga Vllaznia është afruar zyrtarisht te dinamovitët mbrojtësi i majtë, Aleksandar Isaevski, ndërsa pas përfundimit të angazhimit në Europë, do të vijë edhe Eni Imami.