Mesfushori i Shpresave, Erdis Kraja, duket se është gati për një tjetër aventurë, pas asaj që kaloi me Leçon. 21-vjeçari shkodran, i cili është nën pronësinë e Atalantës, duket se kërkohet nga një tjetër klub italian.

Siç bënë me dije “TuttoMercatoWeb”, mesfushori shqiptar kërkohet me ngulm nga Rexhiana, e cila luan në Serinë C. Ne ditet ne vijim do te mesohet me shume ne lidhje me kete transferim nese do te realizohet apo jo.

Ne fakt, Kraja po sheh edhe opsione te tjera teksa deshiron se paku qe te kaloje ne Seria B. Kane qene disa skuadra te interesuara, por ato kane dashur qe te blejne kartonin e ti, por kjo nuk eshte pranuar nga Atalanta.

Kjo e fundit vazhdon te besoje ende ne aftesite e ketij lojtari dhe per kete arsye, nuk deshiron per asnje moment ta leshoje. I vetmi opsion eshte ai i huazimit, ashtu siç ka bere ne dy sezonet e fundit.

Fillimisht eshte huazuar tek Palermo, me pas ka kaluar tek Grosseto ndersa se fundi ka qene pjese e Leccos. Tashme mbetet per t’u pare se ku do ta shohim duke luajtur ne sezonin e ri futbollistin me origjine nga Shkodra.