Fenomeni 19-vjeçar bëri debutimin e tij në nivel të lartë, teksa luajti si zëvendësues në fitoren e Barcelonës, në “Copa del Rey”, të mërkurën. Riqui Puig u hodh në fushë në minutën e 55-të dhe bëri përshtypje të menjëhershme. Por, nuk ishte hera e parë këtë javë, që iu bëri përshtypje tifozëve.
Një produkt katalanas, i dalë nga të rinjtë, u trajnua me skuadrën e parë blaugrana sezonin e kaluar dhe e la Leo Messin të habitur, sipas katalanases “SPORT”, e cila i bën edhe njëlloj portreti: “Të gjitha këto situata po formësojnë personalitetin e një futbollisti, i cili sjell cilësi të lartë dhe ka një vizion të privilegjuar të lojës.
Messi shpejt e kuptoi se çfarë talenti kishte Riqui Pug, vetëm pas disa seancash trajnimi me skuadrën e parë, gjatë sezonit të kaluar. Ai e donte atë në anën e tij. Dhe, natyrisht, adoleshenti ishte i lumtur, që e kishte idhullin e tij në dhomën e zhveshjes dhe në stërvitje.
Leo Messi nuk ishte i vetmi, që mbeti i habitur nga talenti 19-vjeçar. Luis Suárez, Iniesta (një lojtar, me të cilin ai ka shumë ngjashmëri), ishin të mahnitur, po ashtu, nga futbolli i tij”./telesport/