Esin Hakaj është larguar nga Partizani. Mbrojtësi i majtë nuk rinovoi dhe tashmë është lojtar i lirë. Ofertat në drejtim të tij nuk ka munguar dhe Vllaznia është kandidate potenciale për shërbimet e tij.

Burime të besueshme pranë lojtarit tregojnë për Newsport.al që shkodranët janë gati t’i plotësojnë gjitha kushtet.

Madje theksohet se në aspektin financiar, drejtuesit kuqeblu i kanë kërkuar të mos shqetësohet pasi do të ketë atë që do të kërkojë.

jë rast i rrallë ky në futbollin shqiptar, por siç duket në Shkodër e duan me patjetër 24-vjeçarin shkodran. Pritet me interes të mësohet se çdo do të ndodhë me të ardhmen e tij ku për momentin në “pole-position” duket Esin Hakaj./newsport/