Mbrojtësi i krahut të majtë, shkodrani Esin Hakaj, ishte një nga më të mirët në fitoren e thellë të Teutës ndaj Kastriotit. Ndryshe nga trajneri Shkëmbi, i cili ka folur me diplomaci për titullin, mbrojtësi shkodran ka pohuar se Teuta nuk ka pse të mos luftojë për titullin kampion:
“Ne lojtarët mundohemi të japim më të mirën dhe të kapin Europën, pse jo dhe titullin. Ky është qëllimi ynë. Ndeshje pas ndeshje po rikthehem në formën e duhur sportive. Po mundohem çdo ditë që të jap maksimumin për ekipin.
Çdo skuadër ka nevojë për një lojtar si Shkëmbi, pasi ai ka qenë lojtar i madh, por ne po mundohemi që të luajmë grup dhe të bëjmë futboll. Skuadra që më pëlqen më shumë është Teuta, pasi është skuadra ku luaj. Nuk zgjedh dot tjetër.
Ndeshjet me të vështira janë ato që dihen: Kundër Partizanit, Skënderbeut dhe Kukësit. Por në përgjithësi, të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe ne i vlerësojmë të gjitha njësoj”, – tha Hakaj./vipsport/