Ka luajtur si me Teuten ashtu edhe me Partizanin, skuadra keto me te cilat Vllaznia luajti javen e kaluar dhe do te luaje edhe kete jave. Esin Hakaj eshte i mendimit se kuqeblute i kane mundesite per te mundur çdo kundershtar.
Ne nje prononcim per “Panorama Sport” ai eshte ndalur fillimisht tek barazimi 1-1 javen e kaluar ndaj durrsakeve, nje barazim per te cilin kane marre shume kritika nga tifozet shkodrane.
“Ne ndeshjen me Teuten mendoj se u shperqendruam disi pasi po kerkonim golin e dyte, qe do te ishte goli i sigurise. Megjithate ky eshte futbollit dhe keto gjera ndodhin. Nuk duhet ta mbajme mendjen te kjo ndeshje, por te shohim perpara sepse kampionati sapo ka filluar.
Kuptohet qe per çdo gabim ka kritika dhe jemi duke u munduar t’i korigjojme ato per te bere me te miren ne vazhdimesi. Nuk duhet ta dramtizojme kete situate”- eshte shprehur mbrojtesi i majte i Vllaznise.
Nderkohe, i pyetur ne lidhje me ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje diten e diele ndaj Partizanit, Hakaj i cili do te luaje ndaj ish- skuadres se tij do te shprehej:
“Çdo ndeshje eshte e veshtire. Nuk ka ekip te lehte sepse te gjithe te vene ne veshtiresi. Kjo ndaj Partizanit eshte nje perballje rivalesh, qe s’ka lidhje fare me ndeshjet qe kemi bere ne apo Partizani deri me tani. Ne do te futemi ne fushe si gjithmone per piket maksimale. Asnje rezultat tjeter nuk na kenaq.
Partizani ka nje ekip shume te mire dhe nuk eshte se duhet t’i ruhemi nje lojtari apo nje tjetri. E rendesishme eshte te bejme me te miren ndaj ketij kundershtari. Ne dy ndeshjet e para Vllaznia ka bere diferencen ne loje dhe gjithçka. Duhet te vazhdojme keshtu e te luftojme deri ne fund per te bere realitet endrren e titullit kampion sepse do te ishte diçka e veçante”./SHKODRA-SPORT.COM/