Vllaznia eshte ne pritje te rikthimit te disa lojtareve te demtuar dhe nga java ne jave syte jane te perqendruar tek infermieria me shprese se ndonjeri prej tyre mund te behet gati per te luajtur.
Kuptohet qe fokusi kryesor eshte perqendruar tek mbrojtesit e krahut te majte, pozicion i cili prej javesh ka mbetur bosh per shkak te demtimit te Hakajt, Asanit dhe Spahise. Nderkohe ditet e fundit me ekipin ne stervitje eshte bashkuar Esin Hakaj.
Sigurisht qe stafi teknik do te deshironte ta kishte ne fushe kete lojtar qe te henen per ndeshjen ndaj Partizanit. Numri 23 i kuqebluve ne fakt edhe sot eshte stervitur me skuadren, por aktivizimi ne ndeshjen e rradhes duket thuasje i pamundur.
Hakaj ka kohe qe nuk stervitet rregullisht per shkak te nje demtimi qe e ka shqetesuar ne pulpe dhe prandaj i duhet kohe te kape ritmin e humbur. Mungesa e tij sigurisht qe ka patur nje ndikim te madh te loja e Vllaznise, nisur nga vlerat qe posedon ky futbollist./SHKODRA-SPORT.COM/