Mbrojtësi i majtë i Teutës, shkodrani Esin Hakaj, ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në fushën e lojës në duelin e sotëm. Pas përfundimit të sfidës së fituar ndaj Skënderbeut, në deklaratën e tij për “SuperSport”, ai theksoi se fitorja e sotme, pavarësisht rezultatit 2-0, nuk ishte edhe aq e lehtë.

“Ishte ndeshje e fortë se luanim me Skënderbeun. Por ishin 2 humbje që nuk na lanë shije të mirë, bëmë lojë të mirë me Skënderbeun dhe morëm pikët që duhej të merrnim.

Të fitosh kundër Skënderbeut nuk është shumë e lehtë se ka mundur ekipe që po udhëheqin. Stafi është i mirë, kemi afruar lojtarë shumë të mirë si Hidi, Bici, Progni e Osmani.

Kemi grup të mirë dhe besoj se do të arrijmë objektivin që është Kupat e Europës. Besoj të jap maksimumin te Teuta, të shohim pastaj nëse do të kem oferta e të ecim më përpara.

Besoj se ndaj Partizanit do të hyjmë siç kemi hyrë në çdo ndeshje, për tre pikë. Shpresoj që t’ia arrijmë”, theksoi Hakaj. /vipsport/