Disiplina nuk eshte mjaftuar pasditen e sotme vetem me denimet ndaj Vllaznise se femrave, por nderkohe ka dhene denime edhe per ekipin e meshkujve te Vllaznise si dhe per njerin prej titullareve te tij.

Keshtu, ne lidhje me ngjarjet e ndodhura ne ndeshjen Tirana- Vllaznia te para dy javeve, klubi shkodran eshte gjobitur me 500 mije leke te vjetra per sjellje te gabuar te tifozeve te saj duke fyer tifozet kundershtare. Ja vendimi:


“KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke fyer tifozerinë kundërshtare, në bazë të nenit 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë”.

Nderkohe edhe klubi Tirana eshte gjobitur per kete gje:


“KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe fyer tifozerinë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë”.

Por nga vendimet e sotme te Komisionit te Disiplines me rende e ka pesuar mbrojtesi i kuqeblu Esin Hakaj per ate karton te kuq te marre ne fundin e ndeshjes me bardheblute teksa eshte pezulluar me 4 jave. Ja çfare thote vendimi:


“Lojtari i KF Vllaznia, Esin Hakaj, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë”.