Nuk ka asnjë dyshim që është zgjedhja më e mirë dhe si e tillë mund të shënjojë përfundimisht karrierën e tij. Marash Kumbulla ka gjetur veten te Espanjol në La Liga dhe këtë e konfirmojnë statistikat në sezonin e parë me skuadrën Katalonjase.
Pas huazimit nga Roma, ai fitoi menjëherë vendin e titullarit, duke luajtur 33 ndeshje. Jo vetëm kaq. Ai ka shënuar edhe tre gola, diçka e radhë për një qendërmbrojtës, ndërsa është një nga futbollistët me mesataren më të lartë për ekipin e tij në vlerësimet e këtij kampionati.
Të gjtha këto e kanë bindur Espanjol të investojë përfundimisht për futbollistin shqiptar, duke blerë kartonin e tij. Deri atëherë duhet gjetur gjuha e përbashkët me Romën.
Edhe klubi italian e ka ndjekur me vëmendje sezonin e Kumbullës dhe nuk përjashtohet mundësia të rikthejë në bazë për t’I dhënë një tjetër shans, pas aventurës së parë të kushtëzuar nga dëmtimet.
Sa I përket shifrave që do të vendosen në tavolinën e bisedimeve menjëherë pas fundit të këtij sezonit ato mbeten për t’u kuptuar. Në marrëveshjen e huazimit, palët kanë përcaktuar 4.5 milion euro, por vlera e kartonit të mbvrojtësit kuqezi është rritur. Sipas sitit të specializuar në merkaton e futbollit, “Transfermarkt”, Marash Kumbulla tani vlen 6 milion euro.