Edhe sonte ka shkelqyer. Etrit Berisha pavaresisht moshes se tij vazhdon te jete nje nga pikat me te forta edhe te kombetares shqiptare dhe kete e tregoi edhe ne barazimin 1-1 ndaj Moldavise ku me pritjet e tij i dha nje dore asaj per t’u kualifikuar per ne Kampionatin Europian.
“Ndjenjë fantastike. Kemi bërë një rrugëtim të mundimshëm dhe shumë të bukur, por ia ka vlejtur shpejt. E kam menduar që do të shkoja sërish në Europian. Kemi një grup shumë të mirë. Rrugëtimi sapo ka filluar.
Rrugëtimi i Kampionatit të parë Europian ishte më i vështirë. Kishim ekipe më të vështira dhe ishte më e vështirë të shënonim gola. Ndërsa tani e kemi pasur më të lehtë për të shënuar, pasi kemi pasur edhe lojtarë me individualitete. Kryesorja është grupi.
Kemi edhe individë që mund të bëjnë diferenën. Gjithashtu, kemi edhe një trajner që ka ditur ta menaxhojë grupin. Lojtarët që kanë ardhur nga stoli kanë ditur ta bëjnë diferenën”- eshte shprehur Berisha pas ndeshjes.