Shqipëria është mposhtur në “Air Albania” nga Gjeorgjia. Një “humbje” që dhemb për kuqezinjtë, të cilët humbasin shansin të jenë të parët e grupit B1.

Goli vendimtar i sfidës u shënua nga Kochorashvilit në minutën e 70-të, i cili nga gjuan nga 30 metra dhe lë në vend Thomas Strakoshën. Në minutat e mbetura “djemtë” e Sylvinhos nuk ia dolën të gjejnë rrugën e rrjetës dhe në këtë mënyrë dalin të mposhtur nga arena kombëtare.

Në këtë sfidë në minutën e 72-të erdhi momenti për Sebastian Spahiun. Ish-i i Egnatias bëri kështu debutimin e Kombëtaren. Pas kësaj humbej Gjeorgjia kryeson me 6 pikë pas dy sfidave, ndërsa Shqipëria ndodhet e dyta në grup me 3 pikë, po aq sa Çekia, me këto të fundit që triumfuan ndaj Ukrainës.

SHQIPËRI – GJEORGJI 0 – 1

(Kochorashvilit 70′)