Ka nje jete te tere qe punon me ekipet e moshave ne Shkoder dhe nga duart e tij kane dale shume emra te njohur te futbollit shkodran e shqiptar te cilet tashme po bejne karriere te suksesshme edhe jashte vendit.

E kemi fjalen per Taip Piraniqin, nje emer shume i njohur i cili eshte njekohesisht drejtues i Klubit te Futbollit Shkodra. Sezoni i fundit qe tashme po shkon drejt fundit, ka qene shume i suksesshem per ekipet e kesaj Akademie teksa te gjithe ato ne sezonin e ardhshem do te jene pjese e Kategorise Superiore.

Nderkohe, ish- drejtori sportiv i Vllaznise Eugent Zeka, qe ne rinine e tij ka luajtur edhe vete pak kohe futboll me KF Shkodra, ka nje vleresim shume domethenes per Piraniqin. Ne nje postim ne rrjetet sociale, ai shkruan:

“Veç kush mund te imagjinoje te veshin kepucet tuaja dhe te mundohet te pershkoje e perfytyroje me mendje te gjithe rrugen e gjate te jetes tende ne sport, jo vetem ne momentet e lumtura e te bukura, por edhe ne ato te veshtira e plot mund, atehere po qe do te kuptoje se je i paarritshem dhe i paperseritshem si burre sporti dhe trajner ne futbollin e moshave te reja, ne Shqiperi.

SEI UN GRANDE PROF. Taip Piraniqi. Pershendetje e perqafime te perzemerta me shume mirenjohje e rrespekt”- shkruan Zeka