Pas dy vitesh ne drejtimin e Pogradecit, Samuel Nikaj ka vendosur te largohet nga pankine e kesaj skuadre. Nje nga arsyet ishte mospasja e nje ecurie ashtu si duhet, por nga ana tjeter, trajneri shkodran edhe eshte lodhur nga nje eksperience e tille, vajtje- ardhjet nga Shkodra ne Pogradec dhe ka vendosur te pushoje pak.

Ndoshta per pak kohe sepse siç eshte shprehur edhe vete ne prononcimin e tij per “Shkodra Sport” ai do te jete serish prane futbollit, fillimisht duke ndjekur ndeshjet e kampionatit shqiptar dhe atij kosovar.

Po cili mund te jete destinacioni i tij i ardhshem? Ne fakt edhe vete ai ende nuk e di, por ish- drejtori sportiv i KF Vllaznia Eugent Zeka ne nje koment te bere ne lidhje me largimin e tij nga skuadra e Pogradecit, ka nje mendim shume interesant.

“Ka ardhur koha qe Samuel Nikaj te hedhin syte nga Kategoria Superiore ku e meriton te jete perpara shume te tjereve qe vetem te recitojne dijne”- shkruan Zeka./www.shkodrasport.com/