Kualifikueset e Europianit të ardhshëm,u rikthyen sot me disa ndeshje mjaft interesante, ku vetëm Armeni-Itali u luajt në orën 18:00 dhe përfundoi me rezultatin 1-3 për axurrët, ndërkohë që të gjitha ndeshjet e tjera u luajtën në orën 20:45.

Sakaq, Spanja kishte në program një takim delikat në transfertë kundër Rumanisë. Megjithatë, me vështirësi ia dolën të merrnin tre pikët e radhës, falë fitores 1-2. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut luajti ndaj Izraelit në transfertë, duke marrë një pikë pas barazimit 1-1.

Po në transfertë, luajti edhe Zvicra që përballë kishte skuadrën e Irlandës. Edhe helvetët nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1. Ndërkohë që ndeshja mes Finlandës dhe Greqisë u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 1-0.

20:45 Bosnje Hercegovinë-Lihtenshtein 5-0
Shënues: 11′ Gojak, 80′ Duljeviç, 86′ Xheko, 88′ Viska, 89′ Gojak

20:45 Ishujt Faroe-Suedi 0-4
Shënues: 12′ Isak, 15′ Isak, 23′ Lindelof, Kuason

20:45 Finlandë-Greqi 1-0
Shënues: 51′ Puki pen.

20:45 Gjibraltar-Danimarkë 0-6
Shënues: 7′ Skov, 34′ Eriksen pen., 50′ Eriksen pen.,69′ Delanej, 74′ Gytkjaer, 78′ Gytkjaer

20:45 Irlandë-Zvicër 1-1
Shënues: 74′ Shar, MekGodrik

20:45 Izrael-Maqedoni e Veriut 1-1
Shënues: 56′ Zahavi/ 64′ Ademi

20:45 Norvegji-Maltë 2-0
Shënues: 34′ Berge, 45+1′ King

20:45 Rumani-Spanjë 1-2
Shënues: 28′ Ramos pen., 46′ Pako Alkaser/ 59′ Andone

18:00 Itali-Armeni 1-3
Shënues: 11′ Karakatian/ 28′ Beloti, 77′ Pelegrini, 80′ Beloti

/vipsport/