Në nder të “Perandorit” të futbillit gjerman, oragnizatorët e “Euro 2024” janë gati që ta quajnë impiantin e magjishëm bavarez “Franz Beckenbauer Arena”.

Siç dihet gjatë turneut stadiumi i Bajernit të Mynihut nuk do të quhet “Allianz Arena” për shkak se rregullat e UEFA-s janë të qarta. Asnjë kompani përveç atyre, të cilat kanë paguar për të qenë pjesë e turneut nuk mund të përmenden gjatë zhvillimit të aktivitetit.

Për këtë motiv “Allianz Arena” gjatë Gjermani 2006 u quajt “Munich Football Arena”. Të njëjtin plan UEFA kishte përgatitur edhe për Euro 2024-ën, por vdekja e Bekenbauer ka bërë që për stadiumin në fjalë të jetë më i përshtatshëm një tjetër emër.

Për momentin autoritetet vendasve po bëjnë gjithçka për ndryshimin e emrit të stadiumit për muajin e Europianit, por UEFA me shumë mundësi nuk do të pranojë pasi deri më tani ka përgatitur gjithçka me “Munich Football Arena” dhe koha në dispozicion për të ndryshuar është e pakët.