Trajneri i Interit, Simone Inzagi, foli për mikrofonin e “DAZN” pas fitores ndaj Frozinones me rezultatin 1-0, dhe rikthimit në krye të tabelës, teksa ndër të tjera ai u shpreh:
“Dimarko shënoi një eurogol, mendoj se tashmë po bën xhiron e botës. Ishte një moment i balancuar në ndeshje, ne kishim krijuar mjaft raste kundër një skuadre të shkëlqyer. Kishim pasur disa situata në të cilat kishte munguar finalizimi. Goli spektakolar na hapi lojën dhe aksioni i Turamit që çoi te penalltia na lejoi të përjetonim një pjesë të dytë më të qetë.
Dimarko ka cilësi të pabesueshme balistike. Është një gol që e shihni rrallë, e komplimentova, ai i meriton. Ai dhe djemtë po punojnë shumë mirë.
Çdo ndeshje në Serinë A është e vështirë. Sot ne prisnim një sistem loje tjetër dhe Frosinone miratoi një tjetër. Tashmë keni pak më shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjet.
Gjetëm një ekip të organizuar dhe të stërvitur mirë si Frosinone, që ndryshon sistemin e lojës dhe djemtë duhet të jenë të kthjellët për të kuptuar se diçka duhet të ndryshojë. Të gjitha skuadrat janë të organizuara dhe të rrezikshme.
Për momentin na konsiderojnë favoritë për mënyrën se si po luajmë, për atë që po shprehemi. Ne ndoshta nuk jemi më të pasurit për momentin, sepse 3 merkatot e fundit me mua kanë qenë kështu: ne kemi fituam gjithmonë, vitin e parë 120 milionë, i dyti 30 milionë dhe këtë bilanci ishte zero, pavarësisht finales së Ligës së Kampionëve”, deklaroi Inzagi.