Menjëherë pas hedhjes së shortit të 1/8 finale të Champions League, është hedhur edhe shorti i 1/16 finale të Europa League. Edhe këtu ka disa përballje interesante. Kështu, Dortmund do të ndeshet me Atalantën e Etrit Berishës, që ka bërë një paraqitje fantastike në fazën në grupe. Ndërsa short i lehtë për Atletico Madrid, që do të ndeshet me danezët e Kopenhagen.
Dinamo Kiev, që ishte në grup me Skënderbeun, do të përplaset sërish me një ekip ballkanas, pikërisht me AEK. Ndërsa Partizani Beograd ndeshet me çekët e Plzen. Pa fat Napoli, që ka “peshkuar” gjermanët e Leipzig, që ishin në grupet e Champions League. Ndërsa Milan ka pasur një short më të favorshëm, teksa do të ndeshet me bullgarët e Ludogorets.
Borussia Dortmund – Atalanta
Nice – Lokomotiv Moskë
Kobenhagen – Atletico Madrid
Spartak Moskë – Athletic Bilbao
AEK Athinë – Dinamo Kiev
Celtic – Zenit
Napoli – Leipzig
Crvena Zvezda – CSKA Moskë
Lyon – Villarreal
Real Sociedad – Salzburg
Partizan Beograd – Plzen
Steuau Bukurest – Lazio
Ludogorets – Milan
Astana – Sporting Lisbonë
Ostersunds – Arsenal
Marseille – Braga