Laçi do të luajë në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena” ndeshjen e turit të dytë të europa League kundër Hapoel Ber Sheva.
Bardhezinjtë janë ndeshur edhe më parë me këtë kundërshtar nga Izraeli dhe pasditen e sotme në Elbasan do të synojnë kualifikimin.
Trajneri Armando Cungu ka preferuar të mos bëjë ndryshime, duke hedhur në fushë formacionin fitues të takimit të kaluar ndaj Keshla, ku kurbinasit i kualifikuan me penallti.