Tirana si kampione në fuqi këtë sezon nuk bëri mirë, si në pankinë, ku Shehi është trajneri i tretë brenda një sezoni, pa thënë merkaton e verës dhe të janarit, por edhe në garë.
Bardheblutë edhe pse me një bosht lojtarësh, e mes tyre shumë kampionë të sezonit të shkuar, kur jemi 90-të minuta nga fundi i këtij sezoni, duket se mbeten edhe pa Europë. Pësuan një eliminim të turpshëm nga Kupa e Shqiprisë nga Korabi, por edhe arritën që të mos jenë statikë në garën e titullit. Shumë oshilacione e probleme, ndërsa në fund Tirana nuk siguron dot asnjë biletë për Kupat e Europës.
Ndaj edhe në 90-minutëshin e fundit të seoznit 2020-2021, skuadra e Tiranës pritet që të bëj alternime në 11-shen e parë, e madje duke iu dhënë hapësira edhe lojtarëve që kanë qenë në stol dhe ndonjë të ri të spikatur me skuadrën U-21 dhe U-19.