Opinion nga Bashkim Tufa
Më 13 tetor 1946, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, kavajasi Qamil Teliti, do të shënonte nga një goditje dënimi golin e fitores 1-0 ndaj Rumanisë dhe Shqipëria do të shpallej kampione e Ballkanit! Ky do të ishte suksesi më i madh në arenën ndërkombëtare i futbollit shqiptar, me të cilin do të krenoheshim deri në fund të shekullit të 20-të…
Më 19 qershor të këtij viti, pra plot pas gati 70 vitesh, në stadiumin e Lionit të Francës, elbasanasi Armando Sadiku do të shënonte me kokë, po golin e fitores 1-0 ndaj Rumanisë! Një gol dhe një fitore historike për nga vlerat. Një gol dhe një fitore, e arritur në finalet e Euro 2016-tës, një event i përmasave me dimensione kontinentale…
Pas lojërave dinjitoze dhe gjithnjë në rritje ndaj Zvicrës dhe Francës, ndaj Rumanisë vjen edhe fitorja e munguar e kuqezinjve tanë. Futbolli shqiptar ka nisur të shkruajë historinë e tij të re… “Arkitekti” i saj është italo-shqiptari Xhani De Biazi.
Faleminderit “shqiponja” kuqezi! Keni gëzuar dhe lumturuar një popull të tërë, i cili nga sot mund të thërrasë me krenari: “Unë jam shqiptar…!”
Europa, edhe pse e ka patur kaq pranë, tani ka nisur ta njohi Shqipërinë…!