Në Bukuresht të Rumanisë ka nisur dje Kampionati Europian i Peshëngritjes, një event ku merr pjesë edhe vendi ynë, me 6 shtangistë meshkuj.

Peshëngritësja e vetme femër që duhej të përfaqësonte ngjyrat kuqezi, Evangjeli Veli, doli pozitive pak ditë më parë dhe u pezullua përkohësisht nga garat.

Kështu që, në pedanën Europiane, do të ngjiten Romario Avdiraj, Briken Calja, Arbër Çerçizi, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj, të cilët pretendojnë për medalje.

Konkurrimi i kuqezinjve do të bëhet në datat 27-30 mars, ku i pari që do të garojë është Romario Avdiraj në peshën 62kg (sot).

Nesër (28 mars), do të konkurrojnë shtangistët Briken calja e Arbër Çerçizi, të dy në peshën 69kg, ndërsa më datën 29 mars do të marrin pjesë në garë, në peshën 77kg, shtangistët Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj.

Konkurrimi i kuqezinjve në Europian do të mbyllet më datën 30 mars me Krenar Shoraj, në peshën 85kg.