Kampionati Europian i 22 vjeçareve qe do zhvillohet ne Budva te Malit te Zi, ka nisur ne menyren jo te duhur per boksieret shqiptare qe marrin pjese ne te.
I pari qe eshte ngjitur ne ring diten e djeshme ka qene vlonjati Arjol Zeneli. Ai kishte premtuar se do te bente çmos per t’u futur ne zonen e medaljeve ashtu siç kishte bere dy vjet me pare kur fitoi medaljen e bronzte per 18 vjeçaret, po ne Budva.
Por kete here ka qene histori tjeter. Perballe tij ne turin e pare ka qene nje boksier shume i forte si azerbajxhanasi Azrak Babirov. Eshte zhvilluar nje ndeshje shume e bukur, por ne fund gjyqtaria ne baze te pikeve te grumbulluara ia ka dhene fitoren kundershtarit te Zenelit.
Tashme mbetet per t’u pare se cila do te jete ecuria e dy boksiereve te tjere te kombetares tone, Flavio Meta dhe Geljan Rajku. Trajneret e kombetares tone Zef Gjoni dhe Lazarin Vila kane shume besim se keto dy boksiere do te bejne diçka te mire ne kete kompeticion te rendesishem europian./SHKODRA-SPORT.COM/