Napoli nuk arriti për asnjë moment të rivalizonte me Juventusin këtë sezon dhe dje hodhi një tjetër hap të gabuar duke barazuar ndaj Xhenoas me rezultatin 1-1. Ashtu siç edhe pritej, mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj e nisi nga minuta e parë, duke mos arritur të bindë me paraqitjen e tij.

Mediat italiane e kanë kryqëzuar Hysajn për ndeshjen që ka zhvilluar ndaj Xhenoas, duke e konsideruar katastrofë në mbrojtje dhe këtë e thotë ‘EuroSport.it’, e cila shton se mbrojtësi shqiptar nuk merr guximin që të kalojë mesin e fushës dhe në të vetmin rast që e bën, gabon rëndë.

“Elseid Hysaj 5- Nuk është i vetmi, por kombinohen të gjithë. Nuk merr asnjëherë guximin për të kaluar mesin e fushës dhe një herë që e bën ka një mundësi të artë shënimi, por nuk godet në portë. Është katastrofë në mbrojtje”, shkruhej në vlerësimin e bërë për paraqitjen e Hysajt. /VipSport/