Lajmet vazhdojnë të mos jenë të mira.
Gjithsesi, ka diçka pozitive në atë që raportojnë së fundmi mediat angleze për Armando Brojën. Sulmuesi I kombëtares shqiptare pritet ta vazhdojë huazimin tek Evertoni, edhe pse ka luajtur shumë pak, dhe është e vështirë të ketë shumë kontribut deri në fund të sezonit.
Gjithsesi, marrëveshje për kthim të tij tek Çelsi nuk ka, përkundrazi. Lojtari 23-vjeçar, I dëmtuar në ndeshjen e Premier Ligës në fushën e Bornmuthjt në 4 janar, pritet të mungojë gjithsej deri në 12 javë, por gjithsesi riaftësimin do ta vazhdojë në klubin nga Liverpuli.
Ndoshta, Çelsi nuk ka pranuar kushtet e trajnerit të ri të Evertonit, Dejvid Mojes, ose ndoshta shpresohet që Broja të rikuperohet plotësisht dhe të jetë ndihmë për blutë liverpulas në të ardhmen.
Deri tani, ai ka luajtur për ekipin në vetëm 7 ndeshje dhe 250 minuta gjithsej, e 3 muajt e parë I humbi për dëmtim në tendinin e Akilit.Kur u kthye në fushë, për aq sa iu dha mundësia, 23-vjeçari tregoi se është I denjë për Evertonin, duke bërë për vete tifozët dhe ish-trajnerin Shon Dajsh.
Tashmë, ka humbur sërish 22 ditë, dhe pritet që të jetë gati në javën e dytë të prillit. Ndoshta Armando Broja do të ketë më në fund fat, që të vazhdojë I papenguar karrierën si futbollist profesionist.