Atletik Klub zhvilloi një turne shumë të suksesshëm para disa ditësh në Itali. Skuadrat e u-9 dhe u-11 dolën në vendet e para, por protagoniste ishin edhe vajzat. Një nga lojtaret që spikati në këtë turne ishte edhe Fabiola Caka.

Futbollistja e Atletik, por edhe kombëtares u-19 të Shqipërisë foli për turneun italian, si edhe ecurinë që ka pasur ekipi në këtë periudhë.

Caka tha: “Ishte një turne që dolëm shumë me sukses në Itali. Pjesëmarrja nuk ishte edhe aq e madhe për shkak të problemeve me Covid-19 që kanë ende disa vende. Por kishte skuadra nga Italia dhe Gjermania ndaj të cilave ne u përballëm denjësisht dhe fituam.

Atletik Klub po zhvillon një projekt të ri tek futbolli i femrave. Ekipi është krijuar në fillim të këtij sezoni dhe mendoj se ecuria ka qenë shumë pozitive. Ne kemi edhe vajza që janë pjesë e kombëtareve të moshave apo edhe asaj të madhe. Mendoj se jemi në rrugën e duhur dhe në të ardhmen besoj se do ketë vazhdimësi edhe më pozitive.

Një transferim jashtë vendit ? Është një ëndërr për këdo që merret me çfarëdo lloj sporti. Edhe unë do doja ndoshta një transferim në të ardhmen, por kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë”.

Endri ÇINARI