50 emra? Mendoj se ka më shumë. Zalewski ka mohuar, burimi qe dha lajmin gjithashtu, por kam provat qe ka vendosur baste dhe eshte e kote te fshihet.
Problemi ka të bëjë me paratë. Kur je i bukur, i pasur dhe i famshëm askush nuk mund të të prekë. Në marrëzinë, fëmijërinë apo sëmundjen e tyre ata thoshin “çfarë po bëj gabim? Sa kanë vënë bast? Fuçia me vlerë 100 mijë, 150 mijë, 200, 300 mijë euro madje.
“Tonali luante skedina pafund, shifra te medha, por nga faktet qe kam kurre ndeshjet e Milanit! I vetmi qe mendoj se ka luajtur bast ekipin e tij eshte Zaniolo, nje ndeshje Kupe.
Çfarë po bënin gabim? Shkelnin një ligj që thotë se nuk mund të luash skedina mbi futbollin. Ti shkel një ligj sepse luan në sportele dhe jo në Sisal. A po luanin në faqe ilegale? Po vendosnin baste klandestine.
Kane sekuestruar telefonin e Fagiolit dhe duke i marrë telefonin bien në kontakt me të tjerët, pasi bënin muhabet të përbashkët.
Unë nuk bëj thashetheme, e kam bërë këtë investigim prej kohësh, pikërisht kështu ka qenë Tangentopoli, të gjithë janë të përfshirë. Prokurorët dhe klubet nuk mund të mos e dinin. 40% e futbollistëve vënë baste. Është si kokaina, varësia nga bixhozi është përhapur si flakë”./telesport/