Tirana arriti ti marrë një pikë Egnatias falë një penalltie të realizuar nga Kristal Abazaj në të në 97-ën. Pas përfundimit të sfidës, foli edhe trajneri i bardhebluve Erbim Fagu.

“Ashtu si u zhvillua ndeshja ne kishim më shumë epërsi dhe nuk lamë shumë hapërsira, përveç momentit të golit, ishte gabimi i vetëm në këtë ndeshje dhe u ndëshkuam. Nuk pashë një rënie fizike e kishim në kontroll ndeshjen, por një moment ishte dhe luanim kundër Egnatias që është në vendin e parë dhe ka kualitet, barazimi ishte rezultati më i drejtë për mua.

Unë kisha të tjera zëvendësime në mendje por pas pësimit të golit ndryshova mendje, ndryshojnë situatat dhe u munduam të luajmë me topa të gjata ashtu si erdhi dhe rrjedhoja e penalltisë.

Duke i qëndruar fanatik rreshtimit e pamë që ishte e pamundur dhe e bëmë lëvizjen pak më vonë. Pishmanllëk vetëm 3 pikët, asgjë tjetër. Çunat kanë bërë maksimumin vetëm duhet të ishin pak më të qetë në momentin e fundit kur dilnin në zonën e Egnatias. Ditën e hënë ose të martën mund të kthehet Najdovski, Meta është në fazë rikuperimi dhe pjesa tjetër është ok”, tha ai për “MCN TV”.