Juventusi barazoi 2-2 ditën e sotme në shtëpi ndaj Sasuolos, duke humbur kështu vendin e parë në renditje, i cili tani i takon Interit.

Shumë i mërzitur për barazimin e bardhezinjve është shfaqur Luçiano Moxhi, i cili nuk i ka kursyer edhe kritikat për trajnerin Sarri. “Për mendimin tim, ai që duhet kritikuar për këtë është trajneri Sarri. Është e disata ndeshje që Juvja luan keq, prej kohësh ata fitojnë me fat, por nuk ndodh gjithmonë, ka edhe si ndeshja e sotme.

Ronaldo nuk është në një formë të mirë. Ai po kalon një periudhë jo të mirë, e cila e detyron lojtarin që të bëjë gjëra që ai do i bënte në mënyra të ndryshme. Ndonjëherë nëse keni kampionë që nuk luani, rrezikoni që të humbni trofetë.

Po merr shumë guxim duke e lënë Dibalën jashtë, më pas largon edhe Higuainin nga loja, nuk arrij ta kuptoj këtë.”, u shpreh Moxhi.