Opinion nga Kujtim Shaba*
“ Mendoj që rezultatet e skuadrës e kanë thelbin e problemit që tek ndeshja me Thunin. Pra humbja me Thunin solli një ndryshim psikologjik total të skuadrës duke e future në një atmosferë apska të këndëshme. Më pas dhe dorëheqja e presidentit Valter Fushaj sigurisht që dha efektin e saj për shkak se lojtarët filluan të kërkonin një e nga një që të largoheshin pasi ishte periudha që nuk dihej akoma se çfarë do të bëhej me ekipin. Ndryshimi i vonshëm la pak kohë për rikuperime. Edhe ato blerje që u bënë në merkaton e verës rezultuan jo të suksesshme. Më pas me ardhjen e Vatës ndonse po solli disa ndryshime me dëshirën për të punuar ekipi vijon të vuajë pasojat. Kjo për shkak se në merkaton e janarit është shumë e vështirë që të mund të gjendet lojtarë cilësorë. Po të qëndronte ai kontigjent lojtarësh që ishte me ndeshjen me Thunin sigurisht që më dy apo tre përforcime ne do të ishim pretendentë kryesorë për këtë sezon. Prandaj them që paojat dhe vuajtja e Vllaznisë ka nisur nga ajo humbje tragjike që akush nuk e dëshironte”.
*Administrator i KF Vllaznia sh.a