Ervin Fakaj, ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka përgëzuar kuqeizntë për fitoren me Bjellorusinë, por i bën apel trajenrit që të eksperimentojë pak më shumë, sepse Shqipërisë në të ardhmen i duhet edhe një plan “B”. Gjë që në fakt sipas vlonjatit ende nuk e kemi…

“Ne duhet të kemi edhe një plan B. Fitorja ishte e merituar padyshim, por duhet të jemi të përgatitur për shuëm situata në të ardhmen. Futbollistët janë, alternativa kemi, pse të mos provojmë?

Bjellorusia e sotme, ajo që pamë të gjithë hyn te kundërshtarët e dobët. Unë mendoj se trajneri me vështirësi do të ndryshojë ndonjë gjë në të ardhmen, por ne duhet të provojmë sa më shumë.

Të eksperimentojmë pak më shumë tani që ëhstë mundësia, sepse nuk janë këto ndehsjet vendimtare të Shqipërisë. Beteja reale e Shqipërisë është që të synojë kualifikimin në një europian dhe ne duhet të kemi disa alternativa.

Minimalisht të kemi edhe një plan “B”, sepse deri tani nuk e kemi një të tillë. Duhet ta shijojmë një fitore si kjo, por të mos ekzaltohemi pa masë dhe të kalojmë në vetëkënaqësi…”, deklaroi Fakaj për “Supersport”.