Nje deklarate e bere dje nga ish- trajneri i Luftetarit te Gjirokastres dhe njekohesisht ish- zyrtarit te FSHF-se Hito Hitaj teksa deklaronte ne nje prononcim te tij per “Panorama Sport” se ne kampionatin e vitit 1978 Vllaznia doli kampion ngaqe ndeshjen e fundit ia la Lushnja, duke i rrembyer keshtu titullin ekipit te tij, ka sjelle mjaft reagime ne Shkoder dhe jo vetem.

I pari qe reagoi mbreme ishte ish- futbollisti i Vllaznise dhe i shume skuadrave te tjera, Skerdi Bejzade qe “iu turr” Hitajt duke i kujtuar atij se me pare sesa te merret me Vllaznine, duhet te tregoje sa kampionate u ka humbur Federata ku ai ka punuar shume klubeve.

Nderkohe sot ka reaguar nje tjeter ish- futbollist i Vllaznise, pikerisht sulmuesi Fasli Fakja. Ne mes komenteve te bera ne faqen e “Shkodra Sport” ne lidhje me kete çeshtje, ai ka reaguar ne shkrimin e Bejzades, duke shkruar:

“O zotni ça merresh me profen. Ba mi hi historise, sa kampionate dhe kupa i kan hanger Vllaznise, dalin aq vite sa ka luajt Gjirokasta ne kategorine e dyte”.
© shkodrasport.com