Esat Mala është pa dyshim një nga protagonistët kryesorë të këtij sezoni me Vllazninë.
Mesfushori i linjës së djathtë po përjeton edicionin më të mirë në karrierën e tij dhe këtë e konfirmojnë edhe shifrat e tij javë pas jave në Superiore. Edhe në fitoren e fundit të shkodranëve ndaj Bylisit, me shifrat 3-0, ai ishte nga më të mirët në fushë.
Nga një harkim i tij nga goditja e dënimit erdhi goli i dytë i Vllaznisë me Stojanoviç. Ky ishte edhe asisti i 9-të në këtë edicion për Esat Malën, duke qenë në këtë statistikë më i miri i kampionatit. Ai ka dhënë më shumë pasime finale që kanë përfunduar në rrjetë se askush tjetër.
Po ashtu, Mala ka shifra shumë pozitive edhe për sa u përket golave, me 16 rrjeta që mbajnë firmën e tij, duke vendosur në këtë mënyrë një rekord personal në karrierë. Një kontribut i madh ky për prizrenasin, që ka marrë pjesë në 15 nga 41 golat që ka shënuar Vllaznia deri më tani. Mala është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Vllaznia dhe një nga elementët më kualitativë të gjithë kampionatin. Ai ka luajtur më së shumti si sulmues krahu, por edhe në mesfushë, kur skuadra ka pasur nevojë.