Braziliani Michel Bastos ka lajmëruar tërheqjen e tij nga futbolli I luajtur. Mesfushori i majtë me një postim në rrjetet sociale ka bërë të ditur largimin e tij nga futbolli në moshën 36-vjeçare.
Bastos njihet në Europë, pas aktivizimit të tij me ekipe si Lille, Lyon, Schalke 04, Roma apo dhe Feynord.
Pas aventurës së tij në Europë, braziliani kthehet në vendlindje duke vazhduar karrierën me Sao Paulo, Palmerias dhe skuadra e tij e fundit America Mineiro./newsport/