Gjykata e Parmës më në fund ka dalë me një vendim zyrtar rreth ngjarjes së falimentimit të klubit të futbollit të Parmës në vitin 2015, në një histori evazioni fiskal, mashtirmi financiar e falsifikimi dokumentesh që kishte përfshirë për disa muaj edhe biznesmenin shqiptar Rezart Taçi i cili u bë asokohe pronari i klubit të Serisë A.
Gjykata vendosi që të dënonte më 4 vite burg ish-presidentin Tomaso Girardi, si dhe me 6 vite ish-administratorin e deleguar Pietro Leonardi, personat të cilët kaluan klubin në pronësinë e Taçit e më pas Xhiampiero Manentit.
Sipas prokurorit që kishte hetuar çështjen, klubi ishte në krizë të rëndë financiare që në vitin 2012, por Girardi kishte falsifikuar bilancet me plusvalenca prej 90 milionë eurosh, ndërsa borxhet arrinin deri në 218 milionë euro.
Si rrjedhojë, nga kjo ngjarje ish-drejtuesit shqiptarë të klubti kanë dalë të “larë” pasi nuk kishin gisht në këto falsifikime dokumentesh. /vipsport/