E përditshmja sportive, “Sport Ekspres” ka falimentuar. Të paktën kështu e jep lajmin gazetari i njohur shkodran, Tonin Frroku, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale, tregon që ditën e nesërme gazeta e njohur nuk do të jetë më në treg.

Arsyet nuk dihen, por me sa duket rrugëtimit 24-vjeçar të gazetës “Sport Ekspres” në tregun e gazetave shqiptare, i ka ardhur fundi.

” Gazeta “Sport Ekspres” nga sot nuk do jete ne tregun e gazetave te printuara.

Lajm qe nuk kam dashur per ta besuar. Sigurisht,edhe per ato 18 vite te punes sime ne kete gazete”, shkruan Frroku në llogarinë e tij në facebook./newsport/