I ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Xhelal Mziu, kryetari i Bashkisë Kamzë, foli për disa tema të Botërorit që po mbahet në Rusi.

Madje, nuk ka ngurruar as te beje serish rolin e parashikuesit te ndeshjeve.

Ashtu, siç beri ne ndeshjet e javeve te fundit te Superliges shqiptare, ky “fallxhor”, tashme parashikon edhe ndeshjet e Boterorit.

Mziu evidentoi kualitetin e lojtarëve të Uruguait si Suarez dhe Cavani, por më pas theksoi se Portugalia e Cristiano Ronaldo-s do të kalojë në çerekfinale të Botërorit.

Kujtojmë që pas përfundimit të ndeshjeve në dy grupet e para, A dhe B, Portugalia do të ndeshet me Uruguain në fazën e 1/8.