Eshte rritur tek Akademia Vllaznia, eshte formuar tek Laçi dhe tashme eshte rikthyer serish te Vllaznia. Abdurrahman Fangaj eshte njeriu i duhur ndoshta per te dhene nje mendim konkret per sfiden gjysmefinale te kupes ne mes ketyre dy skuadrave, sfide kjo qe do te luhet me 14 prill ne Shkoder.
Mbrojtesi i djathte kuptohet qe tashme flet ne favor te skuadres aktuale. Ai eshte i lumtur qe Vllaznia me ne fund kthehet si nje skuader pretendente dhe per te, sfida ndaj Laçit e rendesishme eshte qe do te luhet ne Shkoder dhe kuqeblute do te jene pretendente per te shkuar ne finale.
Fangaj e ka bere kete gje ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” teksa eshte shprehur keshtu ne intervisten e tij:
– Vllaznia ne gjysemfinale te Kupes se Shqiperise do ndeshet me ekipin e Laçit. E prisnit kete perballje kunder ish ekipit tuaj?
Ku ka me bukur se sa ta shikosh Vllaznine aty ku realisht e ka merituar te jete cdo vit konkurruese per cdo trofe. E prisja perderisa jemi ne gjysemfinale.
– Deshironit nje rival tjeter me te lehte ne leter?
Mendoj se te gjithe rivalet jane te forte. Nuk kisha ndonje preference per vete faktin qe sistemi ka ndryshuar dhe eshte me nje ndeshje. Thjesht deshira ishte qe ndeshja te luhej ne Shkoder sic ndodhi per fat te mire.
– Do e kete te veshtire Vllaznia perballe Laçit edhe pse ndeshja luhet ne Shkoder?
Cdo ndeshje ka veshtiresine e vet edhe pse Laçi vitet e fundit e ka pasur si objektiv fitimin e kupes, por mendoj qe do e kalojme me sukses. Eshte ne favor qe luajme ne shtepine tone dhe te mendojme qe ne duhet te jemi finalist.
– Besoni se Vllaznia do jete finaliste e Kupes dhe pse jo ta fitoje ate?
Pa dyshim qe gjithsecili duhet te jete i bindur qe duhet te jemi finalist dhe ta fitojme kupen.
Intervistoi: Andi Gjurgjej