Kastriot Dermakut duket se i ka bërë mirë kalimi në Serinë B, ku u bashkua me Leçen nga Parma.
Mbrojtësi ka debutuar ditën e sotme me skuadrën e re, në ndeshjen e Leçes ndaj Çitadelës. Menjëherë që në debutim, Dermaku ka gjetur rrugën e rrjetës.
Futbollisti shqiptar ka shënuar golin e parë për Leçen, në minutën e 47’, kur skuadra e tij ishte duke humbur 2-0.
Pasi Dermaku hapi serinë e golave, për Leçen shënoi edhe Koda në minutën e 64’, për të barazuar shifrat në ndeshjen që po luhet aktualisht.