Vllaznia e futbollit te femrave ka arritur ne nivele te larta. Jo vetem se po konkurron denjesisht me ekipe te njohura te Europes dhe eshte shume prane kualifikimit ne 16 me te mirat e kontinentit, por ajo eshte rritur shume edhe nga ana profesionale.
Ashtu siç kemi bere te ditur edhe me perpara, prej disa muajsh, stafi teknik i ketij ekipi perdor sistemin GPS per te pare parametrat fizike te çdo futbollisteje dhe me ane te tyre shohin edhe ecurine ne stervitje e ndeshje.
Mjafton t’u referohemi te dhenave te ketij sistemi te nxjerra nga GPS pas ndeshjes se djeshme ndaj Vorskla Kharkiv-2 dhe kupton qarte nivelin shume te larte te futbollisteve te Vllaznise.
Siç mund ta shikoni edhe nga tabela e meposhtme, jane plot 4 futbolliste te ekipit shkodran te cilat kane vrapuar mbi 10 mije metra gjate 90 minutave te kesaj ndeshje.
“Rekordin” e mban mesfushorja amerikane Megan Cavanaugh e cila ka vrapuar plot 10429 metra. Pas saj jane kapitenia Esmeralda Franja me 10.250 metra, Tarah Patterson me 10.222 metra dhe ajo qe mbyll kete katershe eshte mesfushorja tjeter Gresa Berisha me 10.139 metra.
Jo shume larg kesaj katershe eshte edhe Megi Doçi e cila perveçse ka shenuar te vetmin gol per Vllaznine dhe ishte rrezik i vazhdueshem per mbrojtjen kundershtare, ka vrapuar plot 9.496 metra gjate 90 minutave te kesaj ndeshje. Dhe ne fakt per te rivalizuar ne Europe, gjeja e pare qe duhet te besh, eshte te vraposh pa fund.
Te Vllaznia po e bejne kete gje dhe prandaj ekip ka keto rezultate. Diçka shume pozitive kjo qe jep njekohesisht edhe garanci per te ardhmen e tij.
Gjergj KOLA