Atletët e Vllaznisë bëjnë “pronë” të tyre për të 12-tin vit me rradhë trofeun e Kupës së Shqipërisë. Ata kanë dominuar edhe në garat e sotme të zhvilluara në Elbasan duke treguar supermacinë e tyre ndaj kundërshtarëve dhe duke u shpallur sërish fitues të këtij trofeu.

Por përveç atij si ekip, shkodranët kanë marrë edhe trofeun e sportistit më të mirë të aktivitetit që ka shkuar këtë herë për Muhamet Çangelin që me rezultatin e tij në kërcim së gjati ka grumbulluar pikë më shumë se gjithë të tjerët duke merituar kësisoj vendin e parë në këtë renditje.

Nëse për meshkujt trofetë nuk janë risi, ajo që duhet përmenduar është edhe rritja në rezultate me ekipin e femrave dhe Vllaznia sot është renditur në vendin e tretë në renditjen ekipore pas Tiranës dhe Skënderbeut. Padiskutim që ky është një sukses çka garanton rritje të cilësisë dhe rezultave edhe në të ardhmen.

Kryetrajneri Albert Marashi në një prononcim për “Shkodra Sport” menjëherë pas përfundimit të garave është shprehur: “Treguam edhe njëherë se jemi në rrugë të mbarë për të mos e lëshuar podiumin e fituesit. Ky ishte i 12-ti trofe rradhazi në Kupën e Shqipërisë dhe tashmë do të fokusohemi tek kampionati kombëtar që do të zhvillohet në datat 10-11 gusht dhe ku sërish do të synojmë edhe aty fitoren e titullit të 12-të rradhazi. Nuk mund të lë pa përmendur progresin e ekipit të femrave që sot u rendit i treti dhe kjo tregon se edhe me to jemi në rrugë të mbarë”.
www.shkodrasport.com


REZULTATE E SOTME/ MESHKUJ

100 m

1. Daniel Guri (Vllaznia) 10″90

2. Edison Qardaku (Vllaznia) 10″93

3. Xhulian Guri (Vllaznia) 11″27

200 m

1. Franko Burraj (Vllaznia) 21″59

2. Daniel Guri (Vllaznia) 22″55

3. Xhulian Guri (Vllaznia) 22″74

400 metra

1. Franko Burraj (vllaznia) 48″09

110 metra me pengesa

1. Ravio Rama (Vllaznia) 15″59

2. Durjan Idrizaj (Vllaznia) 16″40

Kërcim së gjati

1. Muhamet Çangeli (Vllaznia) 7.48 metra

2. Heldi Valikaj (Vllaznia) 7.34 metra

3. Endri Rakaj (Vllaznia) 6.97 metra

Kërcim trehapësh

1. Heldi Valikaj (Vllaznia) 15.01 metra

2. Endri Rakaj (Vllaznia) 14.18 metra

3. Durjan Idrizaj (Vllaznia) 14.17 metra

Kërcim së larti

2. Glenis Haxhija (Vllaznia) 1.80 metra


Renditja ekipore:

1. VLLAZNIA 209 pikë

2. SKENDERBEU 104 pikë

3. TEUTA 40 pikë

Sportisti më i mirë i Kupës: Muhamet Çangeli (Vllaznia)

REZULTATET E SOTME/ FEMRA

Kërcim së gjati

1. Erisa Rrasa (Vllaznia) 5.78 metra

Kërcim trehapësh

2. Erisa Rrasa (Vllaznia) 11.62 metra

Kërcim së larti

1. Sara Malaj (Vllaznia) 1.50 metra

2. Elda Tula (Vllaznia) 1.40 metra

Renditja ekipore:

1. TIRANA

2. SKENDERBEU

3. VLLAZNIA