Atleti shkodran Bledar Mesi ka bere nje paraqitje fantastike diten e sotme duke u shpallur nenkampion Europe ne garat e veteraneve qe u zhvilluan ne Torun te Polonise. Ai ka konkurruar ne kategorine MASTER, pikerisht ne disiplinen e 1500 metrave, qe eshte nje nga me te preferuarat e tij.

Ish- atleti i Vllaznise ka bere nje paraqitje shume te mire duke arritur kohen 4:14.09 me te cilen eshte renditur i dyti dhe si rrjedhoje ka merituar titullin e nenkampionit te Europes.

Padyshim qe rezultati i tij ka qene nje nga me te miret e karrieres se tij dhe forma e shkelqyer sportive qe ajo vazhdon te kete, ka sjelle kete rezultat shume te larte, me te cilin ka nderuar veten por edhe Shqiperine.

Siç e shikoni edhe nga fotot e shkrimit, ne fund te gares eshte zhvilluar edhe ceremonia e dorezimit te medaljeve dhe Bledar Mesi eshte ngjitur ne vendin e dyte ne podium dhe me vete ka marre edhe flamurin kuqezi./www.shkodrasport.com/