Atleti shkodran Heldi Valikaj eshte shpallur sot Kampion Ballkani per 20 vjeçaret ne kampionatin qe po zhvillohet ne Turqi.
Ne garen e kercimit se gjati ai ka kercyer ne distancen 7.63 metra duke zene vendin e pare ne kete gare duke merituar medaljen e arte.
18 vjeçari shkodran ka bere nje gare te shkelqyer dhe kercimi 7.63 metra eshte nje rezultat fantastik per te.
Nje merite e padiskutueshme e ketij sportisti te talentuar i cili prej vitesh spikat me performancen e tij dhe kjo padyshim qe eshte merite e punes se bere prej vitesh bashke me ish- trajnerin Fatjon Serhati dhe tashme me trajnerin aktual Dorian Tafa.