Pas nje gare te forte, Basania ia del te ngjitet ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar. E ka arritur kete gje vetem ne ndeshjen e fundit te kampionatit e mbajtur vendin e pare te rendotjes dhe duke i sfiduar te gjithe rivalet.
Gjithçka eshte vendosur pasditen e sotme ne ndeshjen e luajtur ne fushen e vjeter sportive te Kavajes ne ndeshjen ndaj ekipit lushnjar Ks Arnisa. Djemte e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasanaj kane fituar me rezultatin 2-1 duke marre nje trepikesh me shume vlere.
Ne fakt nuk ka qene nje fitore aspak e lehte, perkundrazi shume e veshtire sepse eshte arritur ne minutat e fundit te ndeshjes. Madje ka qene Arnisa ajo qe ka kaluar e para ne avantazh ne minuten e 42-te me ane te futbollistit Oliver dhe pjesa e pare eshte mbyllur 1-0 per lushnjaret.
Krejt ndryshe ne pjesen e dyte sepse Basania reagoi dhe krijoi disa raste shenimi. Ne minuten e 57-te Mila do te pengohej ne menyre te parregullt dhe arbitri Ferataj akordoi 11-metersh. Nga pika e bardhe Nikshiqi eshte treguar i sakte duke barazuar shifrat.
Presioni u rrit dhe disa raste te krijuara nuk u konkretizuan, per te mberritur tek minuta e 81-te kur Soumah do te shenonte golin e dyte, nje gol me vlere te madhe per ekipin e Basanias qe kesisoj arrin objektivin per t’u ngjitur nje kategori me lart./www.shkodrasport.com/