Basania ben realitet nje tjeter enderr. Pasditen e sotme ajo ka triumfuar edhe ne finale ndaj ekipit te Memaliajt me rezultatin e paster 3-0 dhe ne kete menyre eshte shpallur kampione e kategorise se trete.

Ndeshja eshte luajtur ne stadiumin e qytetit te Vores dhe eshte shoqeruar nga shume emocione. Te dy ekipet kane patur rastet e tyre te shenimit, megjithate goli ka vonuar te dale ne drite. Ka qene minuta e 80-te kur sulmuesi Albert Mila ka arritur te shenoje golin e shumepritur duke ngritur ne delir tifozet e kesaj skuadre, por edhe pjestaret e tjere te saj.

Por ne fakt ndeshja nuk do te mbyllej ketu sepse tre minuta me vone do te ishte Egzon Shimaj qe do te dyfishonte shifrat, nderkohe qe para fundit te ndeshjes do te kishte vend edhe per nje te trete, shenuar nga futbollisti Flori Leka.

Perfundimisht 3-0 per Basanian qe kesisoj shpallet kampione. Nje sukses mese i merituar i te gjithe futbollisteve, duke filluar nga portieri Marku, mbrojtesit Zefi, Shema, Zagani e Nikshiqi, mesfushoret Kola, Hoffman, Drabeja e Shimaj si dhe sulmuesit Mila e Soumah. Po ashtu edhe i atyre qe u aktivizuan ne pjesen e dyte Leka, Puka e Roberto Paulo.

Nje merite e jashtezakonshme e trajnerit Fatjon Hasanaj qe ka bere nje pune te shkelqyer me ekipin dhe mbi te gjitha ky sukses shkon per presidentin Ermir Shimaj. Njeriun pasionant dhe shume korrekt qe po ben realitet te gjitha premtimet e bera. Basania sezonin e ardhshem ne kategorine e dyte, kuptohet serish me shume ambicje./www.shkodrasport.com/