Pas shumë dështimesh të sportistëve tanë pjesmarrës në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Tarragona të Spanjës, vjen edhe suksesi i parë.

I takon sportit të boksit dhe pikërisht vlonjatit Krenar Zeneli. Me dy fitoret e arritura në dy ndeshjet e para, ai ka siguruar daljen në gjysmëfinale të këtij kompeticioni dhe rrjedhimisht medaljen e bronztë.

Gjithçka ka ndodhur sot pas triumfit ndaj një boksieri nga Algjeria ndërkohë që në turin e parë kishte mundur një bosnja.

Zeneli në këtë mënyrë ka shkruar emrin e tij në historinë e këtij sporti ndërkohë që pretendon të mos ndalet këtu.

Në gjysmëfinale do të ndeshet me një turk dhe padyshim që do të synojë fitoren për të dalë në finale.

E rëndësishme është që edhe ky sport tashmë po fillon të triumfojë në Europë.

Të njëjtin fat mund të kishte patur edhe boksieri shkodran Arjon Kajoshi por ai është dëmtuar në ndeshjen e parë dhe e ka patur të pamundur të vazhdojë më tej.

Megjithatë Krenar Zeneli po e bën më së miri detyrën e tij dhe medaljen e parë ia dha Shqipërisë në këto Lojëra.
© shkodrasport.com