Sot ka filluar kampionati i 21 vjeçareve dhe Vllaznia ndeshjen e pare e ka luajtur ne transferte ndaj ekipit te Teutes te cilin e ka mundur me rezultatin 2-1.

Por ajo qe ka rene ne sy ne kete ndeshje ka qene serioziteti maksimal i klubit shkodran per te mbeshtetur kete ekip te ri te krijuar sivjet, ndryshe nga sa funksionuar vitet e kaluara Vllaznia B.

Sivjet duket nje organizim krejt ndryshe dhe kete e tregon me se miri fakti qe ne Durres sot per te ndjekur ndeshjen dhe mbeshtetur ekipin U21 kane qene thuajse te gjithe drejtuesit e klubit dhe pjestaret e stafit teknik te ekipit te pare.

Kane luajtur me kete ekip sot edhe disa prej pjestareve te ekipit te pare. Behet fjale per futbollistet e rinj Kristi Qarri, e per te vazhduar me Uheid Hoxha, Eraldo Deda e Mehdi Çoba. Krijimi i ketij ekipi eshte nje mundesi e mire qe ata te marrin minutat e munguara dhe te tregojne vlerat e tyre edhe ne syte e stafit te ekipit te pare.

Keshtu te pranishem kane qene drejtori sportiv Matko Djarmati, kordinatori teknik Suad Lici, trajneri Thomas Brdariç dhe ndihmesit e tij Elvis Plori e Ideal Lekiqi si dhe pergjegjesi i Akademise Alban Neziri.

Nuk kane munguar per te ndkeur kete ndeshje dhe per te mbeshtetur ekipin e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani edhe ish- futbollisti i Vllaznise Uliks Kotrri, menaxheri Dritan Gjyrezi etj.

Ne kampin shkodran gjerat jane duke funksionuar ne menyren e duhur dhe kete e tregon me se miri edhe prania e gjithe ketyre drejtuesve e trajnereve sot ne Durres per te mbeshtetur ekipin Vllaznia U21./SHKODRA-SPORT.COM/