Vllaznia vazhdon te fitoje e te dominoje Superligen shqiptare edhe pas javes se 10-te te kampionatit teksa udheheq e vetme renditjen me 5 pike me shume sesa ndjekesja me e afert.

Skuadra shkodrane sot luajti dhe fitoi ne Fier ndaj Apolonise me rezultatin 1-0, ndonese kishte kater mungesa te rendesishme ne formacion.

Por suksesi tek Vllaznia ka nje emer: Thomas Brdariç. Menyra si i motivon ai futbollistet eshte e veçante. Mjafton te shohesh foton e tabeles se punes te dhomave te zhveshjes dhe ate se çfare eshte shkruar ne te, per te kuptuar gjithçka,

“22 pike, urime, le ta mbajme”- shkruan ai me nje postim ne profilet e tij ne rrjetet sociale dhe kete status e shoqeron edhe me tabelen e analizes qe perdor ne dhomat e zhveshjes, ne te cilen ka zbuluar ate se çfare kishte shkruar para ndeshjes se sotme.

Me shumicen e shprehjeve ne gjuhen shqipe dhe ndonje edhe ne anglisht, kupton qarte menyren e veçante si ai i motivon futbollistet e tij. Ja çfare kishte shkruar ne ate tabele:

Vllaznia!!!

– Grup i Bashkuar

– Kemi besuar

– Kemi punuar fort

– Kemi super stol

– Jemi te uritur per sukses

– Ne e kemi kaluar koronen

– Sepse punojme per nje qytet