Nga Gjergj KOLA
Karateistja lezhjane Mikela Skandaj e ka nisur mbare Kampionatin Europian qe po zhvillohet ne Varshave te Polonise duke fituar disa ndeshje rradhazi njera pas tjetres dhe si rrjedhoje ka arritur te futet ne zonen e medaljeve. Ajo eshte e vetmja shqiptare ne mes 1800 sportisteve pjesmarres ne kete event madhor.
Nenkampionia e Europes ne fuqi, padyshim qe do te tentoje serish te njejtin sukses, madje edhe medaljen e arte ne peshen e saj, pavaresisht se nuk do te jete aspak e lehte, megjithate ajo eshte e vendosur per te shkuar me tej. Kujtojme qe ne vitet e kaluara ajo ka arritur te shpallet dy here nenkampione e Europes dhe tashme synon te arten.
Skandaj qe perfaqeson Italine ne kete kompeticion te rendesishem europian (ngaqe Shqiperia nuk i ka bere asnje ftese per te perfaqesuar fanellen kuqezi), e ka pjesmarrjen e saj te katert ne nje gare te tille.
Kampionati i 14-te Europian qe po zhvillohet ne Varshave mund te rezultoje shume i suksesshem per Mikela Skandajn. Shorti ne fakt nuk ka qene aspak i meshirshem per te sepse e ka vene ne “grupin e ferrit”, ne te cilin konkurrojne edhe plot 61 sportiste te tjera nga mbare Europa.
Megjithate ajo vazhdon te tregoje nje nivel shume te larte dhe fakti qe ka arritur te siguroje futjen ne zonen e medaljeve eshte nje sukses i jashtezakonshem per kete sportiste te talentur. Por Mikela nuk ka nder mend te ndalet ketu. Ne ditet e ardhshme do te tentoje padyshim te tjera fitore dhe medaljen e arte bashke me titullin e larte kampione Europe.