Gazeta me e madhe sportive ne Itali, “La Gazzetta dello Sport”, ka botuar diten e djeshme (e shtune 26 janar 2019), ne te perjaveshmen Revista “Sport Week”, nje speciale disafaqshe me titullin “RE LEO”.

Behet fjale per legjenden Mesi, I cili ka shenuar gjate karrieres se tij sportive 401 gola ne kampionatet ku ai ka luajtur e vazhdon te luaje. Ne nje nga faqet qe I dedikohen golave te argjentinasit te Barcelones eshte bere nga autoret e kesaj reviste edhe nje perzgjedhje e goleshenueseve me te mire ne 30 kampionateve te kontinentit europian.

Eshte shume emocionues fakti qe ne mes 30 me te mireve eshte dhe emri i legjendes se Vllaznise VIORESIN SINANI me 208 gola. Sinani eshte radhitur i 21-ti duke lene prapa goleshenuesit e Serbise me 63 gola, te Garsinas me 124 gola, te Islandes me 134 gola, të Rusisë me 143 gola, të Kroaciasë me 146 gola, të Danimarkës me 150 gola, të Norvegjisë me 172 gola, të Polonisë me 188 gola dhe të Filandës me 206 gola.

Nje fakt I tille ku Sinani eshte klasifikuar ne nje dedikim kushtuar Mesit ne me miret e 30 kampionateve tevEuropes, patjeter qe eshte nje vleresim per sulmuesin shkodran Sinani.

Njëkohësisht edhe një lajm i mirë per Vllaznine ne prag te 100 vjetorit të krijimit të saj, e po ashtu edhe për futbollin shqiptar sepse golashënuesi më i mirë në historinë e kampionateve të tij është i renditur në mes më të mirëve të kontinentit.
NAMIK MEHMETI
Firenze 26.01.201